Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka vijuar fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit në errësirë. Ai foli për bllokimin e seancës plenare të ditës së sotme, ndërsa tregoi dhe arsyen pse deputetët e opozitës zunë karriget e qeverisë.
Sipas Berishës ngjarjet e sotme erdhën pasi Rama i ka bllokuar opozitës të drejtën për të hartuar ligjet që ua njeh Kushtetuta.
“Sot ata ia mbathën… kjo është një ditë, ky është fillimi i një betejë, të cilën ata na e imponuan, pasi zhdukën çdo hapësirë nga Parlamenti. Karriget ku ulen deputetët e opozitës, janë fiktive, sepse atyre Edi Rama u ka mohuar të drejtën për të hartuar ligjet që ua njeh Kushtetuta.”, -tha Berisha live në Facebook-un e tij, nga Foltorja e Kuvendit.
Diskutime rreth kësaj post