Teksa pritet që të nisë seanca e sotme plenare, pensionistë dhe minatorë po protestojnë para Kuvendit. Me pannkarta në duar ata kërkojnë rritje të pensioneve, por edhe miratimin e statusit të minatorit.
Tubimi është shoqëruar me tensione dhe përplasje me policinë. Protestuesit pasi i kërkuan policisë që të hapte rrugën, janë konfrontuar me efektivët.
“Na hapni rrugën. Mos na prekni me dorë”, dëgjohet teksa thotë një nga protestuesit. Ndërkohë një tjetër iu drejtohet forcave të policisë se; ‘turp të keni!’.
Diskutime rreth kësaj post