Ish kryeministri, Sali Berisha ka mbajtur një fjalë në kuvend me drita fikur, ndonëse seanca plenare u mbyll dhe deputetët e mazhorancës u larguan.
Berisha po mban fjalën e tij dhe e cila po transmetohet live në “FB”.
“Kjo është dita e parë e betejës sonë me këta gangsterë. Ka raportet më të zeza me lidhjet me grupet e drogës tek grupet në Ekuador dhe në vendet e tjera. Ka raportet më të zeza, në liritë e të drejtat e qytetarëve dhe dhunimin masiv të votës. Jam i bindur se qindra mijëra nga ju do donit të ishit të pranishëm në sallë, por theksoj se sot dhe deri në rikthimin e votës së lirë, betejën do e zhvillojmë se bashku. Ne do u përfaqësojmë në Parlament. Ne e duam shumë Parlamentit, ne e kemi krijuar pluralizmin”, tha Berisha.
Ndërsa deputeti i PD Flamur Noka është shprehur se nëse mazhoranca nuk do “të digjet salla”, duhet të rikthejë ndriçimin në sallën e Parlamentit./Opinion.al
Diskutime rreth kësaj post