Të ftuar në emisionin “Pardon My French” kanë qenë Ronaldo Sharka dhe partnerja e tij e kërcimit në spektaklin “Dancing With The Stars”, Frenki Ziaj. Të dy ata kanë zbuluar më shumë detaje rreth show të kërcimit dhe jo vetëm pasi së fundmi kanë ndodhur debate televizive edhe virtuale ku janë përfshirë Ronaldo Sharka, Paloma dhe Erjola Doçi. Për të sqaruar të gjithë këtë, përveç Ronaldo Sharkës emisionit i është bashkuar edhe Paloma nëpërmjet një lidhje telefonike.
Paloma: Por në këtë formëm që ti e ke nisur karrierën tënde e ke gabim. Unë nuk kuptoj se çfarë janë operacionet plastike tek Paloma, të sugjeroj që në programin tënd që e moderon kaq bukur dhe unë jam fansja jote, të marrësh një kirurg plastik dhe të më evidentojë mua, unë jam njeriu më i thjeshtë unë atje kam dalë atë ditë me flokë pa krehur sepse kam një familje që e mbaj nga mëngjesi deri në darkë dhe e kam zgjedhur vetë karrierën time.
Ronaldo: Pse të dogjën kaq shumë ty operacionet plastike dhe del nëpër Story dhe thua unë përdor vetëm vitamina. Kur ti je bërë si Donatella Versace shpirt.
Jonida: Mjaft me ofendime.
Ronaldo: Nuk është ofendim, Donatella Versace.
Jonida: Ofendim është, të lutem mjaft me ofendime.
Paloma: Ronaldo Sharka harroi që unë në asnjë moment të tij nuk e kam prekur profesionalisht thjesht është një kompeticion kërcimi që mua Ronaldo nuk më duket personi i duhur për të kërcyer. Nga ai mllefi jot i operacioneve të mija plastike dhe aq më tepër të më gjykosh ti punën time ku më ka duartrokitur një Shqipëri e tërë sepse kam luftuar që fëmijë dhe më ka zgjedhur tjetër kush që të jem në atë pozicion dhe dua unë të jem në këtë pozicion që jam tani.
Jonida: Paloma nuk ishte qëllimi i ndezjes së debateve.
Ronaldo: Lëri ironitë se edhe unë di të them më mirë të bësh këtë sesa të dalësh dhe të demaskosh burrin tënd në BBV.
Paloma: Kur të kalosh jetën time ti dhe përvojën time ti si nënë dhe si grua që sa kam investuar unë për ta mbajtur fort atë familje atëherë do flasim.
Diskutime rreth kësaj post