Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe, ka bërë të ditur se në Rripin e Gazës ka aktualisht disa shqiptarë. Ajo u shpreh se është zbuluar se atje janë vëlla e motër me pasaportë shqiptare.
Po ashtu, ajo theksoi se ata kanë fëmijë të mitur që sipas ligjeve tona konsiderohen fëmijë shqiptarë.
Ambasadorja Kumbe bëri me dije se ata janë në kontakt me ambasadën shqiptare në Egjipt, janë bërë procedurat e nevojshme dhe janë në pritje të udhëzimeve.
“Kemi dy raste të raportuara, qytetarë me pasaportë shqiptare të cilët fatkeqësisht zbuluam për shkak të luftës që ekzistonin, nuk e dinim më përpara dhe të cilët të dy qytetarët janë motër e vëlla, kanë fëmijë të mitur, që automatikisht për ligjet e shtetit shqiptar konsiderohen fëmijë shqiptarë”.
“Ata janë në kontakt me ambasadën shqiptare në Egjipt. Kemi bërë procedurat e nevojshme dhe jemi në pritje të udhëzimeve që do të vijnë. Ky është një problem që i ka lindur të gjitha shteteve. Jemi në koordinim të gjitha strukturat dhe vendet me njëra tjetrën për të parë mundësitë dhe si do të realizohet konkretisht”, ka shtuar Kume.
Diskutime rreth kësaj post