Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe ka folur mbrëmjen e sotme përmes një lidhjeje Skype për “Opinion” në Tv Klan. E ndodhur në rezidencën e saj në Izrael, ajo shpjegoi se thuajse të gjitha banesat e ndërtuara në Izrael pas vitit 1994 kanë një dhomë sigurie e cila shërben për t’u mbrojtur nga sulmet ajrore.
Kjo dhomë sipas Kumbes është totalisht e blinduar dhe është rreth 3 metra katrorë.
-Jeni në zyrë?
Meri Kumbe: Jo, jam në banesë.
-Ka mbrojtje ajrore banesa?
Meri Kumbe: Po kam pikërisht këtu në të majtën time është dhoma e sigurisë dhe uroj që të mos ndodhë, por nëse do ketë alarm do duhet patjetër që të tërhiqem dhe të futem në atë dhomë.
–Çdo banesë ka dhomë sigurie?
Meri Kumbe: Kryesisht banesat e ndërtuara pas vitit ’94 kanë dhoma sigurie brenda. Janë dhoma pa dritare, me beton komplet dhe kanë një derë karakteristike të blinduar. Ato dhoma që kanë dritare, dhe dritaret janë po ashtu të blinduara, si dritarja dhe grila dhe zakonisht janë pa xham. Supozohet që nga tronditjet të limitohet mundësia për t’u dëmtuar qytetarët.
-Sa e madhe është dhoma?
Meri Kumbe: Është rreth 2 metra e gjysmë ose 3 metra katrorë, është e vogël…
-Pra si strehimet kundër sulmeve ajrore.
Meri Kumbe: Pallatet e vjetra kanë bunkerët klasikë siç i kemi patur ne ndërtimet e vjetra të komunizmit që zbresin poshtë dhe futesh nën tokë. Ndërkohë që këto dhoma janë më komode sepse je në shtëpi dhe kryesisht gjatë natës, e sidomos kur familja ka fëmijë të vegjël, mesatarisht izraelitët kanë nga 3 fëmijë.” tha ajo.
Diskutime rreth kësaj post