“I ka bërë llogaritë gabim nipi i Spiro Kolekës dhe biri i xhelatit. Tani nis beteja tamam…” Ky ishte mesazhi që Sali Berisha i dha Kryeministrit Rama një ditë përpara seancës plenare, ku demokratët kanë paralajmëruar përshkallëzim të aksionit politik, duke nisur me bllokimin e foltores së Kuvendit.
Sinjalet e asaj se çfarë pritet të ndodhë të enjten nga aula e parlamentit, deputetët demokratë i dhanë edhe gjatë paradites, ku pas debateve me përfaqësues të maxhorancës braktisën punimet e Komisionit të Ekonomisë dhe Ligjeve.
Opozita akuzoi maxhorancën për sjellje arbitrare dhe antikushtetuese në Kuvend, duke asgjësuar sipas saj çdo hapësirë për pakicën. Demokratët e akuzojnë maxhorancën se përgjatë dy viteve ka bllokuar 31 projektligje. Sipas tyre me urdhër politik të Edi Ramës u rrëzuan tre kërkesat për ngritjen e komisioneve hetimore dhe ajo e përbërjes së Komisionit për Reformën Zgjedhore.
Diskutime rreth kësaj post