Grupi i ekspertëve në Partinë Demokratike ka dorëzuar në SPAK 653 faqe dëshmi të asaj që e cilëson aferë korruptive të Inceneratorëve.
Ata thonë se materiali voluminoz përmban kontrata të nënshkruara mes palëve, dokumentacion zyrtar të cilin SPAK-u nuk e ka gjetur pranë institucioneve shqiptare, komunikime elektronike mes palëve, si dhe dokumenta financiare.
Njëherazi, Partia Demokratike i kërkon SPAK-ut të ndalojë financimin e këtij projekti me para të dyshimta, për të cilin ajo bën përgjegjës Kryeministrin Rama.
Diskutime rreth kësaj post