Në përditësimin e saj të fundit, ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza thotë se numri i njerëzve të vrarë në sulmin në spitalin al Ahli mund të rritet në 800.
Ndërkohë palestinezët akuzojnë Izraelin per sulmin, Inteligjenca e Ushtrisë Izraelite (IDF) thotë se grupi më i vogël militant i Xhihadit Islamik palestinez është përgjegjës për sulmin në spital.
Zëdhënësi i IDF-së, nënkoloneli Peter Lerner, tha se një breshëri raketash nga Gaza, e destinuar për Izraelin, kaloi pranë spitalit të Gazës dhe e goditi.
“Një analizë e sistemeve operacionale të IDF-së tregon se një breshëri raketash u hodhën nga terroristët në Gaza, duke kaluar në afërsi të spitalit Al Ahli në Gaza në kohën kur u godit. Inteligjenca nga burime të shumta që kemi në duart tona tregon se Xhihadi Islamik është përgjegjës për lëshimin e dështuar të raketës që goditi spitalin në Gaza”, thuhet nga IDF.
Nga ana tjetër, një zëdhënës i Xhihadit Islamik Palestinez ka mohuar se janë përgjegjës për sulmin.
Kujtojmë se drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë “dënon fuqishëm” sulmin ndaj spitalit.
Tedros Adhanom Ghebreyesus thotë se raportet e hershme tregojnë qindra vdekje dhe plagosje.
“Ne bëjmë thirrje për mbrojtjen e menjëhershme të civilëve dhe kujdesin shëndetësor dhe për të anuluar urdhrat e evakuimit. #NotATarget,” ishte postimi i tij në platformën X.
Diskutime rreth kësaj post