Të paktën 500 njerëz janë vrarë në një bombardim të një spital në qytetin e Gazës, ka pohuar Ministria palestineze e Shëndetësisë.
Një zëdhënës i ministrisë tha në një deklaratë: “Vlerësimet fillestare tregojnë se midis 200 dhe 300 persona u vranë në bombardimet që synonin Spitalin Baptist në qytetin e Gazës”.
Ministria e rishikoi më vonë shifrën në të paktën 500, raportuan AP dhe Reuters.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) po hetojnë se çfarë ndodhi në spital. Ata thonë se nuk kanë detaje të tjera për bombardimin.
Sulmi pason raportet lokale për vdekje dhe lëndime në Spitalin Baptist al Ahli Arab, në Gazën veriore.
Spitali Ahli i drejtuar nga anglikanët u godit nga raketa izraelite më 14 tetor duke lënë katër anëtarë të stafit të plagosur, sipas një deklarate nga Kryepeshkopi i Canterbury-t, Justin Welby.
Ai tha se pacientët që ishin të sëmurë rëndë dhe të lënduar në spital, së bashku me ata në objektet e tjera të kujdesit shëndetësor në veri të rripit, “nuk mund të evakuohen në mënyrë të sigurt”.
“Apeloj që urdhri i evakuimit të spitaleve në Gazën veriore të anulohet, dhe që objektet shëndetësore, punonjësit shëndetësorë, pacientët dhe civilët të mbrohen”, shtohet në deklaratën e kryepeshkopit.
Diskutime rreth kësaj post