Deklarata e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovë, krijoi “mjegullnajë” në opinionin publik shqiptar, aq sa u desh sqarimi i zyrës së shtypit të presidentit për të sqaruar gjithçka.
Lidhur me këtë “ngatërresë” ka folur edhe gazetari Endri Xhafo, ndërsa ishte i ftuar në studion e News 24.
Xhafo theksoi se që të pezullohet liberalizimi i vizave për Kosovën, duhet që Franca të sjellë një raport e më pas 2/3 e vendeve anëtare të jenë me Francën dhe më pas të kalojë në Parlamentin Evropian.
Ndërsa shtoi se ky mesazh i Macron ishte i pakuptimtë, por duke veçuar atë vizita e kreut të shtetit francez shkoi mirë.
Ai zbuloi se Macron kishte qenë në avion me ish-kapitenin e kombëtares shqiptare, Lorik Cana, i cili i ka mësuar të flasë edhe disa fjalë shqip, të cilat ai i përmendi mbrëmjen e kaluar gjatë vizitës.
“Macron tha se bëmë një gjest besimi. Këtë mund ta përkthejmë që dëshmuam besim. Çështja e vizave është pezulluar për ne si Francë. Kjo nuk është për herë të parë. Kjo që thotë Macron nuk qëndron, edhe pse është presidenti i Francës.
Francezët vetë e përgënjeshtruan, ashtu siç ndodhi, pasi zyra e tij sqaroi qëndrimin e Macron. Ata sqaruan se çështja e vizave mbetet e hapur. Komisioni Evropian të pezullojë vizat me Kosovën, duhet që Franca të sjellë një raport e më pas 2/3 e vendeve anëtare të jenë me Francën dhe më pas të kalojë në Parlamentin Evropian.
Mesazhi i Macron për mua është i pakuptimtë. Nëse nuk do bënte këtë deklaratë do ishte shkëlqyer. Për simbolikën kjo është e fortë. Fjalët që tha ai shqip ia ka mësuar Lorik Cana. Ai e ka vlerësuar vizitën në Tiranë. Lorik Cana e tha vetë, ia tha dy-tri herë fjalët në avion dhe ai i fiksoi. Të dy ndajnë pasionin për Olimpikun e Marsejës”, u shpreh ai.
Diskutime rreth kësaj post