Kryeministri Edi Rama ka përcjellur Presidentin Emmanuel Macron, pas vizitës së tij në vendin tonë. Ai ka ndarë në rrjetet sociale një foto nga momenti i takimit, teksa i premton se do të shihen së shpejti.
“Mirupafshim dhe shihemi së shpejti zoti President
Rroftë SHQIPËRIA🇦🇱❤️🇫🇷 RROFTË FRANCA”, ka shkruar Rama.
Kujtojmë që këtë të martë Macron erdhi në Tiranë me një plan konkret për Shqipërinë dhe Rajonin, duke u zotuar se do të udhëheqë një proces të ri politik që do të quhet Ribashkimi i Evropës, që synon të fuqizojë ekonomitë e Ballkanit dhe bashkëpunimin me BE-në teksa paralelisht vijon procedura burokratike e anëtarësimit.
Plani u mirëprit edhe nga kryeministri shqiptar, i cili kërkoi që të ndryshojë mendësia, e të mos e shohim anëtarësimin si formën e vetme të integrimit.
Diskutime rreth kësaj post