Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, feston sot ditëlindjen mbush 79-vjeç, ku në një mesazh në rrjetin e tij “Facebook”, Berisha shprehet se ndihet i motivuar dhe besimplotë në rrugën e jetës së tij, ndërsa falenderon familjen dhe miqtë që e mbështesin dhe i qëndrojnë pranë.
Postimi i Berishës:
“Sot 79-vjeç!
Miq, nis kështu një vit tjetër në vjeshtën e bukur të jetes time. Lavdi Zotit, ndihem i motivuar dhe besimplotë në rrugën tonë, njëlloj si në fillimet e saj. Mirënjohje të pafundme, Lilit, fëmijëve, familjarëve të mi që kanë sakrifikuar aq shumë per mua, të gjithë miqve, bashkëpunëtorëve dhe mbështetësve që me miqësinë, bashkëpunimin, frymëzimin dhe ndihmën e tyre fort të çmuar, kanë kthyer në numra vitet e udhëtimit tim“, shkruan Berisha.
Diskutime rreth kësaj post