Mëngjesin e sotëm, në Turqi 4 persona humbën jetën dhe 32 të tjerë u plagosën, pasi një autobus që transporton pasagjerë u përmbys në anë të rrugës.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:30 në zonën Yazyurdu të autostradës Pinarbaşı-Gürün.
Sipas mediave turke, drejtuesi i autobusit ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në anë të rrugës.
Pas njoftimit, në vendngjarje janë nisur ekipet e shëndetësisë, zjarrfikësve, policisë dhe xhandarmërisë.
Ekipet kanë thyer xhamat e autobusit dhe kanë shpëtuar pasagjerët e bllokuar.
Të lënduarit janë dërguar me ambulancë në spitalet përreth.
Hetimet e ekipeve në vendngjarje vazhdojnë.
Diskutime rreth kësaj post