Mëngjesin e sotëm, një aksident me vdekje është regjistruar në aksin Shkodër-Koplik, ku një i ri ka përplasur për vdekje një këmbësor 77-vjeç.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:40, ku i riu E. I., 24-vjeç, banues në Gostivar, përplasi këmbësorin, i cili nuk mbijetoi dot për shkak të plagëve të marra. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici.
“Rreth orës 05:40, në aksin rrugor Shkodër – Koplik, mjeti me drejtues shtetasin E. I., 24-vjeç, banues në Gostivar, Maqedoni e Veriut, ka përplasur shtetasin këmbësor M. P., 77-vjeç, banues në Omaraj, Malësi e Madhe. Si pasojë e përplasjes, shtetasi këmbësor ka humbur jetën. Ndërkohë drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.
Diskutime rreth kësaj post