Edi Rama nuk e ka marrë ende vendimin nëse do të kërkojë një mandat të katërt si Kryeministër i Shqipërisë, du u shprehur: “Kurrë nuk kam menduar për mandatin e radhës, mendoj vetëm për atë që duhet të bëj në mandatin aktual. Nuk i marr këto vendime paraprakisht, sepse jeta më ka mësuar, herë me të keq e herë me zemërgjerësi, që është më mirë të kesh një vizion dhe destinacion, por të planifikosh dhe të punosh hap pas hapi. Nuk i dihet kurrë me këto gjëra që po ndodhin. Por edhe pa ndodhur diçka, sërish nuk i dihet”, tha Rama.
Pyetur më tej nga gazetarja, nëse synon politikën jashtë vendit pasi të mbarojë mandatin e tretë si Kryeministër dhe pas disa sukseseve që Shqipëria ka arritur në arenën ndërkombëtare, Rama u shpreh kështu.
“Fakti që komentet ndaj delegacionit rus në OKB u bënë virale ishte çështje fati. Tema ishte shumë e rëndësishme për të gjithë. Kurrë nuk do kishte dalë Shqipëria në të gjitha mediat botërore në një tjetër mënyrë. Ishte fantastike për vendin, për emrin e Shqipërisë. Kur nisa këtë rrugëtim, nuk i kisha të gjitha flokët, por kisha pak flokë të bardha. Tani siç mund ta shihni, është mision i pamundur të gjeni një fije të zezë në kokën apo fytyrën time. Çdo ditë që kalon, unë hyj në një borxh akoma më të madh me familjen time, fëmijët e mi, miqtë. Ka jetë edhe përtej politikës”,
I pyetur për planet e tij pas tërheqjes nga politika, Rama zbuloi disa detaje interesante.
“Dua të jem versioni i tretë i Edi Ramës. Dikur isha sportist dhe artist. Versioni i tretë do të jetë diçka krejt tjetër. I kam disa ide, por nuk do të jetë politika, asgjë e ngjashme me këtë. Mendoj se është koha. Uroj dhe shpresoj të kem kohë të bëj sërish diçka që do të përfshijë njerëzit, por tërësisht ndryshe nga ky profil”, përfundoi Rama.
Diskutime rreth kësaj post