Këtë të shtunë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është ndalur në Tiranë për të ndarë ditën me qytetarët dhe sipërmarrësit në Njësinë Administrative 6.
Këtë vizitë Basha e ka nisur me një kafe mëngjesi me disa prej banorëve, dhe foton e ka ndarë në rrjetet sociale.
“Një kafe mëngjesi me miq dhe bashkëpunëtorë në Qytetin e Nxënësve në kryeqytet”, – shkruan Basha.
Kreu demokrat po vijon turin e tij në të gjithë Shqipërinë, për të biseduar me qytetarët për hallet dhe problemet që ka shoqëria shqiptare.
Gjithashtu, Basha ka ndarë gjatë këtyre takimeve edhe vizionin e PD për të qenë në shërbim të vendit e shqiptarëve.
Diskutime rreth kësaj post