Ushtria izraelite ka bërë publike një video të një aksioni ushtarak të ndodhur më 7 tetor, gjatë sulmit të Hamasit ndaj Izraelit. Objektivi i operacionit ishte rifitimi i kontrollit të postës kufitare, që ndodhet pranë Rripit të Gazës.
Për këtë mision, ushtria mobilizoi një “njësi elitare flotilje 13”, e cila dislokoi forcat e saj në zonën ngjitur me ‘gardhin e sigurisë’ së Gazës.
Gjatë këtij operacioni shpëtimi, sipas Forcave të Mbrojtjes Ajrore (IDF), ushtarët arritën të shpëtojnë 250 pengje dhe neutralizuan mbi 60 militantë të Hamasit, duke arrestuar 26 prej tyre, madje edhe duke përfshirë figura kyçe si Muhammad Abu A’ali, zëvendës komandant i bazës detare jugore të divizionit të Hamasit, raporton La Repubblica.
Diskutime rreth kësaj post