Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka përgëzuar 2300 punonjësit e policisë, të cilët u angazhuan mbrëmjen e djeshme për mbarëvajtjen e ndeshjes mes Shqipërisë dhe Çekisë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla shpreh mirënjohje po ashtu edhe për qytetarët mirëkuptuan masat e rrepta të policisë dhe nuk shkaktuan incidente.
Ndër të tjera, ai ka falënderuar dhe uruar lojtarët e Kombëtares, të cilët arritën një fitore historike ndaj Çekisë.
“Meritojnë një përgëzim të madh 2300 punonjësit e policisë nga të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit, të përfshira në mbarëvajtjen e aktiviteteve dhe festimeve, përpara, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes së futbollit mes Shqipërisë dhe Republikës Çeke.
Shumë mirënjohje qytetarëve që i mirëkuptuan masat e rrepta në këtë nivel të ri sigurie në stadiume, i cili mori dhe vlerësimin maksimal nga përfaqësuesit e UEFA, FSHF dhe Federata Çeke. Faleminderit djemve të kombëtares dhe trainerit për fitoren mbresëlënëse dhe historike”, shkruan Balla.
Diskutime rreth kësaj post