“Mora fjalë”, është kthyer në himnin e ri të çdo tifozi shqiptar. Artistja e mirënjohur zbriti në stadiumin “Air Albania” për ta kënduar para mijëra tifozëve vargjet epike për heroin Adem Jasharin.
Në stadium ishin të pranishëm djali i Adem Jasharit, Lulzim Jashari dhe nipi i tij, Bekim Jashari.
Ky i fundit ka ndarë videon teksa Shkurte Fejza këndonte bashkë me 25 mijë tifoz për gjyshin e tij, heroin Adem Jashari.
Si ka lindur kënga “Mora fjalë”:
Në një intervistë të para disa javëve Naim Gjoshi, kompozitori dhe tekstshkruesi i saj rrëfente: “Ka qenë viti 2000. Një këngëtar nga Drenica, Qazim Beka quhet, më telefonon dhe më thotë: Do më bësh një këngë për Adem Jasharin, për tre vjetorin e rënies së tij. Ai ishte shtysa. Unë kisha qenë në Kosovë, kam punuar me Ilir Shaqirin. Ai më çoi në Prekaz, kam parë edhe kullën atje, para se të bëhej biseda për këngën. Më bënte përshtypje kulla e bombarduar. Më bënte përshtypje edhe portreti i Adem Jasharit. Mu kujtua Eposi i Kreshnikëve, ‘Muji dhe Halili’.
I kisha këto ndjesi për Adem Jasharin dhe e dija që do ta bëja një ditë një këngë për Adem Jasharin. Më kanë ardhur të dyja njëherësh muzika dhe teksti. Kam menduar dy javë për ta bërë këngën dhe e kam bërë për një orë. Këto janë të përafërta më këngët veriore, Eposin e Kreshnikëve. Në origjinal kënga e ka pasur ‘Çohu Adem’”.
Mandej ai tregoi se i e mori këngën këngëtarja Shkurte Fejza. “Kur e ka marrë Shkurta ia ka vënë titullin ‘Mora fjalë’. Pas një viti ky këngëtari i Drenicës ka qenë në një koncert në Prishtinë. Aty ka qenë edhe Shkurte Fejza, ajo e ka dëgjuar dhe i ka thënë Naim Gjoshi ta ka bërë këtë këngë. Sa do i ka thënë, që të ma japësh këngën. Unë s’dija gjë. Vetëm kur shkova në Kosovë në fund të 2001-shit dëgjova këngën ‘Mora Fjalë’ nga Shkurte Fejza, dhe më tha ia kam dhënë unë këngën. Ai bëri mirë sepse Shkurte Fejza e ngriti në piedestal këngën”, -u shpreh ai.
Diskutime rreth kësaj post