Shqipëria ka shënuar fitore ndaj Çekisë me rezultat 3-0 në ndeshjen eliminatore për Euro 2024. Jasir Asani shënoi golin e parë, ndërsa në pjesën e dytë shënoi dy herë Taulant Seferi për fitoren e kuqezinjve.
Kjo fitore i afron kuqezinjtë me EURO 2024, ku në dy ndeshjet e mbetur mund t’i kryejë punë edhe një barazim.
Pas ndeshjes festa ishte e madhe dhe lojtarët kënduan sërish së bashku këngën” Mora fjalë”, që i kushtohet komandantit legjendar Adem Jashari.
Emocionet ishin të mëdha dhe lojtarët morën edhe plisat dhe i vunë në kokë gjatë këndimit.
Kjo këngë është kthyer në ‘himn’ të ekipit dhe tifozëve dhe duket se do të jetë edhe në Euro 2024.
View this post on Instagram
Diskutime rreth kësaj post