Nga; Namir Lapardhaja
Kjo që po ndodh në PD është karagjozllëku dhe halabakllëku më i ndyrë i gjithë historisë së Shqipërisë që kur ajo ekziston.
Kur sheh në TV personazhet e gjithë kësaj vorbulle, të duket sikur kafshët e moçalit, duke filluar nga mishngrënësit, barngrënësit, gjitarët, zvarranikët, njëthundrakët, dythundrakët etj., paskan qenë ngecur aty dhe paska qenë fat i madh për vendin që, për shkak të një truku, siç ishte pamundësia e të kandiduarit me koalicione, nuk e patën mundësinë për ta shndërruar edhe Shqipërinë siç kanë katandisur PD-në dhe opozitën.
Paskemi qenë të bekuar që për një fije pushteti paska qëndruar larg njerëzve të tillë, pa din dhe pa iman, që do ta shndërronin shtetin, ministritë, drejtoritë, prefekturat, bashkitë, policitë, shëndetësitë… etj., në hane të mëdha, pa dyer dhe dritare, pa rregulla dhe merita, pa vlera dhe virtyte, pa moral dhe ndershmëri, por duke shumëfishuar të keqen e vetes së tyre gjithandej.
Përfytyro një moçal shtet sipas modelit të moçalishtes që kanë katandisur partinë e tyre.
Sot, natë e ditë pa ndalur, pa rreshtur, pa u lodhur, të oshëtijnë thirrjet e korbave dhe qyqeve, zhabave, gjarpërinjve, lakuriqëve të natës…, të një partie që pretendon se është e djathtë, edhe pse kurrë s’ka qenë e tillë, që për të vazhduar kullat dhe pazaret, përfitimet dhe hajgaret, bëjnë thirrjen më absurde; thirrjen për bashkim, që s’ka kush ta dëgjojë, sepse elektorati ka kohë që ka avulluar…
Edhe buka prej brumi kur ndahet nuk ngjitet më, le partia prej ideshë…!
Ç’a duan të bashkojnë këta?
Hijet?
Të bashkohen rreth fantazmave?
Diskutime rreth kësaj post