Dy gjyqtarë të Durrësit kanë hequr dorë nga gjykimi i çështjes Beleri, e kthyer që nga muaji maj në një çështje me interes të lartë publik dhe diplomatik, në marrëdhëniet mes vendit tonë dhe Greqisë.
Prej 22 shtatorit, kërkesa e Belerit për leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës i kaloi gjykatës së Durrësit, për moskompetencë nga Gjykata e Posaçme për Korrupsion dhe Krim të Organizuar.
Në pritje të gjykimit Fredi Beleri mbahet në Durrës, ndaj pas pranimit të kompetencës për shqyrtimin e çështjes, u hodh shorti për caktimin e gjyqtarit, po njëri pas tjetrit gjyqtarët Rexhep Bekteshi dhe Besjana Garxenaj, hoqën dorë nga shqyrtimi duke i kërkuar kryetarit të Gjykatës së shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës zëvendësimin me një gjyqtar tjetër.
Diskutime rreth kësaj post