Gjykata e Posaçme ka konfiskuar pasuritë e ish-anëtarit të Gjykatës së Lartë Guxim Zenelaj, i cili është nën akuzë për deklarim të rremë pasurie.
Behet fjalë për 7 pasuri të Zenelajt, me vendndodhje në Lezhë, të cilat tashmë pas vendimit të GJKKO do t’i kalojnë shtetit.
Konkretisht, bëhet fjalë për 3 apartamente, 2 garazhe e 1 dyqan në Ishull Lezhë dhe 1 tokë me sipërfaqe 1000 m² në Vlorë.
Kallëzimi për gjyqtarin është bërë nga avokati Fran Dashi.
Bashkë me Zenelajn, Dashi ka kallëzuar edhe ish gjyqtarë të tjerë të larguar nga detyra si pasojë e vettingut apo dhe të dorëhequr si Xhezair Zaganjori, Tom Ndreca, Gani Dizdari, Edmond Islamaj, Guxim Zenelaj, Besnik Imeraj Aleksandër Muskaj.
Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, ish anëtari Fatos Lulo.
Megjithëse për një pjesë të tyre prokuroria ka kërkuar pushimin e çështjes ka qenë gjykata ajo që ka kërkuar hetim më të thelluar.
Pasuritë e konfiskuara
1. Pasuria me nr. 674, zk.1952, Tokë në Porto Palermo, Himarë- Vlorë, me sipërfaqe 1000 m²;
2. Pasuri e ndodhur, në ZK.1987, me numër pasurie 3/670-B9, vol.29, faqe 163, bodrum me sipërfaqe 16 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë;
3. Pasuri e ndodhur në ZK.1987, me numër pasurie 3/670-B10, vol.29, faqe 164, bodrum me sipërfaqe 15 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë;
4. Pasuri e ndodhur në ZK.1987, me numër pasurie 3/670-N1, vol.29, faqe 186, njësi me sipërfaqe 218.06 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë;
5. Pasuri e ndodhur në ZK.1987, me numër pasurie 3/670+1-10, vol.29, faqe 196, apartament me sipërfaqe 60.36 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë;
6. Pasuri e ndodhur në ZK.1987, me numër pasurie 3/670+1-18, vol.29, faqe 204, apartament me sipërfaqe 67.35 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë;
7. Pasuri e ndodhur në ZK.1987, me numër pasurie 3/670+1-55, vol.29, faqe 241, apartament me sipërfaqe 51.35 m2 në Ishull-Shëngjin Lezhë;
Zenelaj u tërhoq nga sistemi drejtësisë para se të kalonte në filtrin e Vetingut.
Në vitin 2016 ai deklaroi në deklaratën e pasurisë 18 apartamente dhe tre njësi ndërtimore në Ishull Shëngjin, Lezhë.
Si burim për krijimin e pasurive të paluajtshme, gjyqtari referoi një kontratë me një kompani të caktuar, por nuk dha të dhëna se sa është vlera e kontratës si dhe për burimin e parave që mbulojnë vlerën e kontratës.
Për vitin 2016, ai deklaronte edhe tre pasuri të paluajtshme, njësi në Ishull Shëngjin, Lezhë, me sipërfaqe 16 m2, 15 m2 dhe 218.06 m2. Po ashtu ai deklaroi 30 mijë euro të ardhura nga dhënia me qira e një lokali dhe ambienteve për banim në Shëngjin.
Diskutime rreth kësaj post