Mëngjesin e sotëm, një 70-vjeçar është gjetur i pajetë në bregdetin e Rrojlit në Velipojë, ai kishte dalë për peshkim me shokët ditën e djeshme.
Trupi i tij është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm rreth orës 07:50, ndërsa nuk kishte shenja dhune.
Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak.
70-vjeçari ishte banues në Tiranë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Diskutime rreth kësaj post