Deputeti i Partisë Demokratike, Sajmir Korreshi, i cili “hoqi” kostumin e zyrtarit për tu bërë një me ritmin dhe kërcimin në skenën e “Dancing With The Stars Albania 2”, ka pësuar një incident gjatë performancës së tij.
Incidenti i papritur, i cili i shkaktoi thyerjen e krahut deputetit ka vënë në pikëpyetje vazhdimin e garës së tij për çmimin e madh, të cilën ai premtoi t’jua dhurojë shtëpisë së fëmijëve autik.
Demokrati në premierën e spektaklit të kërcimit, bëri për vete publikun me performancën e tij, që kulmoi me një shalqi nga Lushnja në skenë.
Me partneren e tij Livia, në një quickstep me këngën “Biçikleta” të Françesk Radit, deputeti bëri çdo shqiptar të kërcejë nga shtëpia.
Diskutime rreth kësaj post