Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i kërkon SPAK t’i shkojë deri në fund ndëshkimit të zyrtarëve të korruptuar.
Gjatë një takimi me qytetarët në Fier, Basha tha se Partia Demokratike e ka luftën ndaj korrupsionit prioritet kryesor, duke sjellë në vëmendje demoncimet që opozita ka bërë për aferën e Inceneratorëve.
“Shqipëria më e varfëra në rajon, renditet ndër vendet më të korruptuara të botës. Vetëm afera e inceneratorëve, viktimë e së cilës është dhe Fieri, iu kushton shqiptarëve 430 milionë euro. Para të cilat vidhen, ndërkohë që qytetet tona mbulohen nga smogu, mbushen me plehra, sepse e gjitha është veçse një skemë mashtrimi, vjedhje dhe shfrytëzimi. Prandaj lufta kundër korrupsionit është për Partinë Demokratike prioriteti kryesore. Ne mbështesim dhe inkurajojmë SPAK-un ti shkojë deri në fund ndëshkimit të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të korruptuar që po varfërojnë dhe zbrazin Shqipërinë”- shkruan Basha.
Gjatë ndalesës në Fier Basha tha se shqetësimet e qytetarëve lidhen me çmimet e larta të ushqimeve, tarifave, naftës, gazit, energjisë. Më herët ai u takua edhe më të rinjtë duke u kërkuar t’I bashkohen Partisë Demokratike.
Diskutime rreth kësaj post