Sot policia e Shkodrës njoftoi arrestimin e një 37-vjeçari që kishte ushtruar dhunë ndaj babait të tij, ku në pranga ra shtetasi Robert Staka, drejtues i portalit “Shkodra News”.
Pas arrestimit të 37 vjeçarit, në rrjete sociale po qarkullon një video e një dite më parë ku 37 vjeçari debaton me policët.
Babai i tij e kishte denoncuar për dhunë edhe pse kishte urdhër mbrojtje.
“Ske turp, rrah babën”, dëgjohet t’i thotë babai-37-vjeçarit ndër të tjera.
Ndërsa edhe nga dokumentet e siguruara, rezulton se Angjelin Staka, babai i 37-vjeçarit është i pajisur me urdhër mbrotjeje nga gjykata.
Diskutime rreth kësaj post