Një konflikt midis dy personave ka përfunduar me plagosjen e njërit prej dy personave të përfshirë në ngjarje, ku ka ndodhur rreth një orë më parë në lagjen nr. 13 që përkon me zonën e plazhit të qytetit të Durrësit.
Nga burimet bëhet me dije se i plagosuri është jashtë rreziku për jetën.
Ngjarja ka nisur pas një debati banal, i cili ka agravuar në përplasje fizike dhe njëri prej personave ka rrëmbyer një mjet prerës thikë dhe ka qëlluar personin tjetër në krah.
Sakaq, autori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes pas konfliktit, i lënduari ka marrë ndihmën mjekësore.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po krehin zonën dhe po marrin të dhënat për autorin.
Të rinjtë e përfshirë në konflikt janë rreth të 30-ave.
Ndërkohë që të dhënat nga grupet hetimore bëjnë me dije se forcat Shqiponja, janë vendosur në ndjekje të autorit.
Deri më tani nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës nuk ka asnjë të informacion në lidhje me ngjarjen.
Diskutime rreth kësaj post