Ndonëse viti i ri akademik 2023-2024 ka nisur, Universiteti i Tiranës, u bën thirrje studentëve të regjistrohen pranë sekretarive mësimore të Universiteteve, pasi ka ende kuota të lira në raundin e mbetur.
Prej 1 jave Universiteti i Tiranës, ka hapur auditoret për 3381 studentë të rinj, në të gjitha programet e studimit pranë fakulteteve përbërëse të tij.
Në shumë programe të UT-së ka ende kuota të lira, ndaj ftojmë cilindo kandidat që ende nuk ka zgjedhur programin e studimit, të aplikojë për këto programe.
“Kushdo që është i interesuar, mund të informohet pranë fakulteteve ose pranë Rektoratit të UT-së pasi është ende i hapur një raund i fundit regjistrimesh. Për studentët ekselentë dhe ata që kanë zgjedhur apo do të zgjedhin një prej programeve të shpallura si prioritet kombëtar, qeveria akordon bursa studimi dhe përjashtim nga tarifa e studimit. Ftojmë të rinjtë që t’i bashkohen Universitetit të Tiranës, më i madhi dhe më i rëndësishmi në vend, i cili i pajis ata me diplomë që do të jetë një gur themeli për të ardhmen e tyre”, njofton Universiteti i Tiranës.
Diskutime rreth kësaj post