Që prej lidhjes me Rudina Dembacajn, Mark Frroku, është bërë pjesë e pandarë e mediave rozë dhe jo vetëm ish-politikani, por edhe fëmijët e tij.
Sot Marku feston ditëlindjen dhe këtë 51-vjetor, e ka pritur në mesantë, në shtëpinë e tij.
Por ndryshe nga ç’mund të prisni, pamjet nga festa nuk i ka ndarë Rudina Dembacaj, por e bija Mara.
Vajza e madhe e Markut, ka ardhur nga amerika për ditëlindjen e të atit.
“Të uroj gëzuar ditëlindjen. Faleminderit që ke qenë gjithmonë aty. Faleminderit që më ke treguar gjithmonë të vërtetën. Dhe faleminderit që ke qenë kaq i duruar. Për burrin që dua më shumë, uroj sa më shumë fat. Dhe në fund shpresoj që mos ndalosh asnjëherë së festuari”, shkruan Mara.
Kujtojmë se Frroku humbi bashkëshorten e tij, nënën e fëmijëve në vitin 2018, si pasojë e një sëmundje të rëndë.
Diskutime rreth kësaj post