Gjykata e Posaçme mori vendimin për të dënuar me një vit e gjysmë burg ish-kryebashkiakun e Fushë-Arrëzit, Fran Tuci, i cili ishte nën akuzën “shpërdorim detyre” pasi ka lejuar hapjen e një rruge prej 1.8 km gjatësi dhe 5 m gjerësi në zonën pyjore.
Gjykata konstatoi se Tuci kishte lejuar këtë veprim të një subjekti privat, teksa ishte në krye të detyrës.
Krahas burgut, Tucit i është hequr e drejta për të ushtruar funksione publike për pesë vitet e ardhshme.
Vlerësimet e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit flasin për një dëm prej më shumë se 2 milionë euro, të shkaktuar nga dëmtimi i terrenit dhe shpyllëzimi i sipërfaqes nga e cila është përfituar rruga e hapur privatisht.
Diskutime rreth kësaj post