Megjithëse lart e poshtë po flitej prej kohësh se moderimin e emisionit “Për’puthen” do ta merrte një nga vajzat e “BB VIP”, Kiara ose Efi, nuk ndodhi kështu!
Këtë sezon, emisioni i dashurisë nisi në moderimin e Megi Pojanit, e cila ka sjellë një frymë të re në studio dhe po komplimentohet për drejtimin e saj.
Komentet e publikut i kemi parë, por ishim kuriozë të dinim ç’mendon Bora për Megin në “Për’puthen”, tashmë që i ka “zënë vendin”.
E ftuar sot në “Wake Up”, Bora u shpreh:
“Megi për mua është zgjedhja e duhur për Për’puthen’ me stilin e vet të prezantimit, shumë sportive. Më pëlqen. Kur e mora vesh që do ishte ajo prezantuese më tingëlloi shumë mirë. Thashë: “Megi super”.– tha ajo.
Diskutime rreth kësaj post