Kryeministri në detyrë i Malit të Zi Dritan Abazoviç, nga Tirana ku ishte i pranishëm për ministerialin e ministrave të Jashtëm në kuadër të Porcesit të Berlinit, foli me fjalë të ashpra në drejtim të ndërkombëtarëve sa i takon qëndrimit për situatën në veri të Kosovës.
Abazoviç tha se politika e ndërkombëtarëve nuk ka qenë shumë efikase në rajon.
“Mali i Zi ka një politikë paqësore dhe mendoj se qeveria jonë dhe shteti jonë, ka krijuar një model që si mundet që kombësi të ndryshme të jetojnë në harmoni. Hetimi që do të realizohet do të tregojë të vërtetën. Është e papranueshme kjo që ka ndodhur në veriun e Kosovës.. Mali i Zi përkrah atë që ka thënë BE dhe Nato. Serbia zyrtarë të hetohet. E pres edhe nga ndërkombëtarë, autoritete e Kosovës por edhe nga Serbia. Ndërkombëtarë nuk duhet të lajnë duar. Ka pasur paralajmërime nga ana e Kosovës se atje ka shumë kriminel. Edhe ndërkombëtarët duhet të mbajnë qëndrimin e vet. Politika ndërkombëtare nuk ishte efikase në rajon”,- tha Abazoviç.
I pyetur në mban të njëjtin qëndrim si kryeministri Edi Rama që KFOR të marrë në kontroll veriun e Kosovës, Abazoviç tha se s’ka një qëndrim të posaçëm për këtë çështje.
Abazoviç tha se autorët e krimit duhet të dalin para drejtësisë, e shtoi se nacionalizmat në Ballkan janë krijuar nga kriminelët e organizuar.
“Autorët e krimit duhet të dalin para drejtësisë. Nacionalizmi në trevat e Ballkanit është i krijuar nga kriminelët e organizuar. Nga njerëz që merren me trafikim. Ata që kanë fuqi financiare krijojnë edhe tensionet”,- tha Abazoviç.
I pyetur nëse ka dështuar Ballkani i Hapur, kryeministri i Malit të Zi tha se për këtë duhet pyetur ata që e krijuan.
“Ata që e kanë krijuar Ballkanin e Hapur le të pyeten, ne jemi të hapur për bashkëpunim rajonal. Ata që e kanë krijuar duhet të japin përgjigjen”,- tha Abazoviç.
Diskutime rreth kësaj post