Gazetarja angleze, Alice Taylor, e cila punon për “Euronews Albania” ka ndarë me publikun një lajm të mirë për jetën e saj. Ajo është diplomuar në gjuhën shqipe. Gazetarja tregoi se provimi ishte pak i vështirë, pasi gjuhën e ka mësuar vetë, por arriti që në provim të vlerësohej me notën 7.
“Jam shumë e lumtur se para se të bëja provimin kisha shumë frikë se mendova se nuk do e kaloja. Por ia dola. E mora vetë jo me lekë. Pagova vetëm tarifën 5 mijë lekë”, tha gazetarja.
E pyetur se çfarë kishte më të vështirë në test, Taylor tha se shkrimi i gjuhës shqipe është shumë i vështirë për të pasi ajo e ka mësuar vetë këtë gjuhë, jo me mësues apo me kurse private.
“Unë kuptoj dhe flas shumë mirë në përgjithësi, por gramatika është e vështirë, unë kam shokë e shoqe shqiptare që nuk e dinë gjuhën shqipe. Kështu që provimi i gjuhës shqipe ëstë i vështirë për studentët e huaj”, tha Taylor.
Diskutime rreth kësaj post