Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Spanjë në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian. Në pritje të nisjes së Samitit, Rama ka zgjedhur të ndajë në rrjetet sociale një fotografi të veçantë.
Ashtu siç e kemi parë të ulet në stolat e parqeve apo bordurat në Nju Jork, këtë herë Rama është ulur krah tre fotografëve të Samitit.
“3 fotografë dhe 1 piktor në pritje të rifillimit të Samitit të Komunitetit Politik Europian”, shkruan Rama në Instagram.
Diskutime rreth kësaj post