Fitues i çmimit Nobel për letërsi për vitin 2023, është norvegjezi Jon Olav Fosse, çmimi i është dhënë për dramat dhe prozën që “i japin zë të pathënave”.
Në prezantimin e dhënies së çmimit, u tha ndër të tjera se Fosse, “përzien rrënjësisht gjuhën dhe natyrën e prejardhjes së tij norvegjeze”.
64 vjeçari është renditur në vendin e 83, në listën e 100 gjenive më të mirë të gjallë nga ‘The Daily Telegraph’.
Një aksident i rëndë në moshën 7-vjeçare, e çoi atë shumë pranë vdekjes, përvoja ndikoi ndjeshëm në krijimtarinë e tij në moshën madhore.
Që nga viti 1901 janë dhënë 115 Çmime Nobel në Letërsi, ndërsa 4 çmime për letërsinë janë ndarë mes dy personave.
Deri më tani me çmimin e letërsisë janë vlerësuar 17 gra.
Diskutime rreth kësaj post