Një fëmijë, 3-vjeç, ka ndërruar jetë tragjikisht, pasi kreu shërbim për dhëmbët te një klinikë dentare private, ku detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen e rëndë.
Kanë qenë prindërit e vogëlushit që kanë denoncuar rastin në polici.
Ata akuzojnë një klinikë private në rrugën e Kavajës, ku e kishin dërguar djalin për disa ndërhyrje te dhëmbët.
Sipas dëshmisë së prindërve, djalit i është bërë anestezi totale dhe pas përfundimit të të gjitha procedurave, fëmija nuk është zgjuar dhe mjeku u ka thënë të shkojnë në shtëpi se do të zgjohet.
Edhe në shtëpi 3-vjeçari nuk është zgjuar dhe kanë telefonuar klinikën, por nuk u kanë hapur telefonin.
Më pas, e kanë dërguar në pediatri dhe në gjendje kome ka qëndruar 2 ditë dhe ka ndërruar jetë.
Policia ka bërë veprimet e para, është marrë në pyetje mjeku dhe stafi i klinikës dhe kanë deklaruar se i kanë dhënë sasinë e duhur, sipas tyre, të ilaçeve të narkozës.
Rasti është referuar në prokurori për veprë penale “neglizhencë në mjekim”, e cila konsiderohet sipas Kodit Penal si kundravajtje penale dhe jo vepër penale.
Policia dhe prokuroria po presin autopsinë e 3-vjeçarit për të kryer veprime të tjera.
Diskutime rreth kësaj post