Kreu i PD Lulzim Basha, i është përgjigjur ministres Elisa Spiropali, duke i thënë se kanë varrosur kërkesën e PD për interpelancë me Ramën, sa i takon deklaratës së këtij të fundit për të marrë në kontroll veriun e Kosovës.
Basha tha se ju intereson vetëm të bëjnë teatër.
“Zonja ministre, ku e keni interpelancën e kërkuar nga PD e varrosët bashkë me kryetaren e kuvendit në konferencën e Kryetarëve sepse nuk doni që Rama të vijë e të japë llogari. Të japë llogari se çfarë do të thotë deklarata e tij që KFOR të marrë në zotërim veriun. Vallë nuk e di që KFOR nuk e di ka në zotërim gjithë Kosovën me mandatin e vet dhe po kështu policia e Kosovës ka mandatin saj. juve ju intereson ky teatër. Ditën teatër e natën kulla”, tha Basha.
Diskutime rreth kësaj post