“Ishte shumë emocionuese, sidomos kur ishim në fund të garës. Në ato ndeshje unë bëhesha komplet e kuqe nga stresi.” Këto janë fjalët e Kler Cakut, 13-vjeçarja që i ka dhënë kënaqësinë e vendit të parë, jo vetëm vetes, por dhe të gjithë sportit të shahut në Shqipëri.
Pak ditë më parë, në Kampionatin Evropian të Shahut, të mbajtur në Rapid të Sllovenisë, ajo u shpall kampione.
“Ishin përgjithësisht nga Ukraina, Kroacia, Sllovenia, Sllovakia. Loja më e fortë u zhvillua me një nga Sllovenia, por lojtarja më e fortë, të cilën unë e munda ishte një nga ukrainase”, u shpreh Caku.
Historia e marrëdhënies së saj me shahun është dëshmi, se në sportin e katrorëve bardhezi, nuk duhet fat, por inteligjencë.
Diskutime rreth kësaj post