Ish kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se Kuvendi i Shqipërisë duhet ta thërras urgjentisht në interpelancë kryeministrin Edi Rama.
Arsyeja e kësaj, Tahiri thotë se duhet të jetë deklarata e Ramës në Financial Times se Kosova është “tokë e askujt”.
Këtë, Tahiri e quajti skandalore dhe antikombëtare dhe se duhet të hulumtohet origjina kombëtare e Ramës.
“Kuvendi i Shqiperise duhet ta therras urgjentisht Edi Ramen ne interpelance per deklaraten e tij ne Financial Times se Kosova eshte ‘toke e askujt’ Skandaloze, antikombetare! duhet hulumtuar origjina kombetare e tij”, ka shkruar Tahiri.
Kryeministri i Shqipërisë në një intervistë për “Financial Times” tha se Kosova është një pikë e nxehtë dhe se me kalimin e viteve është bërë tokë e askujt.
“Me kalimin e viteve është bërë një tokë e askujt ku të gjitha llojet e krimeve kombinohen me nacionalizmin në rritje. Kufiri mes krimit dhe politikës është zbehur”, ka thënë ai.
Diskutime rreth kësaj post