Me datë 04.10.2023, rreth orës 15.00, në vendin e quajtur ‘kryqëzimi i Bolonjës’, në qytetin e Peshkopisë, është përfshirë në një aksident mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin B.Sh., me motomjetin që drejtohej nga shtetasi B.K.
Si pasojë e përplasjes së mjeteve, ka mbetur i lënduar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri që udhëtonte me të, shtetasi L.R, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.
Diskutime rreth kësaj post