Akt provokativ e ka cilësuar presidenti i Bajrma Begaj shpalljen e ditës nga Serbia për terroristët e vrarë në veriun e Kosovës.
Gjatë një interviste për emisionin “Opinion”, Begaj tha se në asnjë rrethanë nuk mund të barazohet një terrorist me një efektivë të policisë.
Blendi Fevziu: Ngjalli një reagim të menjëhershëm edhe të komunitetit ndërkombëtar, sidomos tek shqiptarët që Presidenti Serb Vuçiç shpalli ditë zie për katër persona të cilët ishin vrasës të një personi të sigurisë, pra të policëve të Kosovës, që qëlluan ndaj policëve të Kosovës, dhe kryen një akt terrorist brenda territorit të Kosovës. Morrën përgjigjen e merituar, pra u eleminuan por për ta i shpalli ditë zije.
Presidenti i Republikës: Nuk mund të bëhet shenjë e barazisë midis terroristit dhe atij që bie në krye të detyrës, në asnjë rrethanë. Por një akt provokativ, për Kosovën, për vlerat e Bashkimit Evropian dhe për Komunitetin Euro Atlantik.
Diskutime rreth kësaj post