Pjesëtarët e njësisë speciale të Policisë së Kosovës janë tërhequr nga fshati Banjskë i Zveçanit. Zëvendësdrejtori i Policisë në Veri, Veton Elshani për portalin rtv21.tv ka konfirmuar se Pjesëtarët e njësisë speciale të Policisë së Kosovës tani do të zëvendësohen me pjesëtarë të Njësitit për Ndërhyrje të Shpejtë.
Sulmi i armatosur në Banjskë të Zveçanit solli edhe më shumë forca speciale të policisë së Kosovës në pjesën veriore të vendit.
Vetëm dy muaj e gjysmë më parë, Qeveria e Kosovës ishte pajtuar për të zvogëluar praninë e kësaj njësie në zonën e banuar me shumicë serbe.
Kjo ishte pjesë e një marrëveshjeje me Bashkimin Evropian për uljen e tensioneve.
Diskutime rreth kësaj post