Fondacioni Golden Eagle njofton që nga sot deri me datën 31 dhjetor do të zhvillojë fushatë bamirësie në Shqipëri. Ky aktivitet përkrahet nga Kompania Frutex ku për çdo kanaqe Golden Eagle të shitur 5 lekë dedikohen për bamirësi.
Synimi i fondacionit është grumbullimi i 250,000 euro me të cilat do të përkrahen familjet në nevojë brenda territorit të Shqipërisë.
Prezantimin e rasteve mund ta bëni përmes emailit zyrtar të fondacionit: [email protected], dhe përzgjedhja do të bëhet nga komisioni i fondacionit i cili do të bëjë përzgjedhjen e rasteve me më prioritet, natyrisht brenda mundësive buxhetore të fondacionit.
Diskutime rreth kësaj post