Në Shqipëri veshja e vajzave dhe grave është ende temë diskutimi dhe duket se fëmijët janë një ‘matës’ i sa dhe si duhet të vishet një nënë.
Ditën e djeshme, Arbana Osmani publikoi një foto në Instagram e veshur shumë elegante me një fund të zi të çarë në njërën këmbë dhe një këmishë oversize lejla.
E mes komenteve të shumta, kishte nga ata që e kritikonin se nuk duhet të vishet në këtë mënyrë se është nënë e 3 fëmijëve.
“Epo kështu e kanë VIP-at, zbulohen në disa pjesë të trupit dhe mbi të gjitha harrojnë edhe shqipen. Pak nga pak po humbas respektin që kam për ty. Mos harro je nënë e 3 fëmijëve”-i shkruan dikush Arbanës e cila nuk ka ngurruar t’i kthejë një përgjigje.
“Një grua mund të ketë edhe 7 fëmijë e prap të vishet si t’i dojë qejfi. Ashtu siç vishet një burrë të cilit ti kurrsesi s’do ia lije këtë koment.”– i përgjigjet ajo.
Më pas moderatorja ka ndarë edhe një screenshot në Instastory duke shkruar: “Deri “sa fëmijë” mund të veshësh çfarë të do qejfi?”- shkruan ajo.
Diskutime rreth kësaj post