Pas më shumë se 35 vite punë, pensioni është shpërblimi që mosha e tretë pret me padurim. Sot pensionistët në Shqipëri përfitojnë pensione shumë të ulëta, çka e bën të pamundur të mbyllin shpenzimet pa mbështetjen e fëmijëve ose pa punuar.
Pensionistja Elida Karafili ishte mëngjesin e kësaj të hëne e ftuar në Good Morning Albanians për të folur rreth rritjes së pensioneve. Ajo tha se pavarësisht kësaj rritje, pensionet në Shqipëri vijojnë të jenë shumë të ulëta.
Karafili shtoi se nuk ka gjë më të dhimbshme se të punosh 35 vite e në moshën 70-vjeçare të dalësh nga shtëpia vetëm me 70 lekëshin e kafes me vete.
“Unë kam shoqe që e kanë pensionin edhe 400 mijë edhe që e kanë 200 mijë dhe nga asnjëra nuk kam dëgjuar që unë jetoj mirë dhe jam e kënaqur. Të dali një pensionist pas 35 vitesh punë, një 70-vjeçar dhe të marri në xhep vetëm 70 lekëshin e kafes, më e dhimbshme se kaq nuk ka”, tha pensionistja.
Diskutime rreth kësaj post