Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka zhvilluar një takim me një grup të moshuarish në fshatin Togëz, në Librazhd,ku në këtë takim, Presidenti Begaj u shpreh se:
“Gjej rastin të shpreh domosdoshmërinë e një vëmendjeje të shtuar ndaj të moshuarve, jo vetëm nga institucionet, por nga çdokush që mund t’i qëndrojë pranë atyre, që mund të komunikojë me ta, t’i dëgjojë, apo t’u japë një dorë ku të mbështeten”.
Sakaq, kreu i shtetit apeloi për më shumë dashuri e vëmendje ndaj tyre: “Pasi i kanë shërbyer me përkushtim familjes, shoqërisë, vendit, të moshuarit meritojnë të marrin në këmbim mirënjohjen, respektin, dhe mbi të gjitha, çdo shërbim të nevojshëm për të patur një jetesë sa më cilësore”, u shpreh ai.
Diskutime rreth kësaj post