Tre persona janë vënë në pranga, pasi shkelën rregullat mbi lëndët plasëse dhe djegëse, dhe si pasojë u dëmtua një tub i cili shkaktoi rrjedhje gazi në një karburant në rrugën “Sadik Petrela”, në Shkozë.
Njoftimi i policisë:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit A. Ç., 58-vjeç, (administrator në një subjekt), Xh. R., 38-vjeç, (menaxher i subjektit), dhe M. H., 54-vjeç, (shofer), të tre banues në Tiranë.
Shtetasi Xh. R., menaxhon një subjekt në rrugën “Sadik Petrela”, të palicensuar për tregtimin e hidrokarureve. Ditën e djeshme, shtetasi M. H., duke parkuar automjetin autocisternë në këtë subjekt, ka dëmtuar një tub dhe si pasojë është shkaktuar rrjedhje gazi. Shtetasi A. Ç., administrator i këtij subjekti, ka përdorur pajisje të cilat nuk plotësojnë kushtet thelbësore të sigurisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.
Diskutime rreth kësaj post