Franca ka regjistruar muajin më të ngrohtë që nga viti 1900, “Sipas vlerave paraprake, shtatori i këtij viti ishte 3,6 gradë Celsius më i ngrohtë se mesatarja e viteve 1991 deri në 2020, me një temperaturë mesatare prej 21,5 gradë Celsius”, tha shërbimi i motit “Meteo France”.
Shtatori ishte pothuajse po aq i ngrohtë në Francë këtë vit, sa ishte në qershor.
Në fillim të muajit ka pasur valë të nxehti me temperatura mbi 30 gradë Celsius, në pjesë të mëdha të vendit.
Sipas metereologëve, temperaturat në Francë, priten të rriten sërish.
Në pjesën jugore të vendit, temperaturat do të shkojnë mbi 30 gradë Celcius.
Diskutime rreth kësaj post